Stafi akademik

Stafi akademik sipas cikleve

Jona Karasani - Drejtoreshë

Ajo ka lindur në Tiranë. Mësimet e para të pianos i nisi në moshën 6-vjeçare në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me Ped. Nadiezhda Porodini. Ajo ka ndjekur studimet e larta në vitet 2006-2010 në Akademinë e Arteve të Tiranës në klasën e prof. Anita Tartari me vlerësime të larta. Gjatë këtyre viteve, ajo është angazhuar në disa master classe me një profesor të njohur dhe në shumë koncerte, si në festivalin e Chopin, në sezonin koncertesh të Akademisë së Arteve, disa koncerte recitale dhe bashkëpunime të ndryshme në formacione të muzikës së dhomës. . Ajo ka marrë pjesë në disa gara të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 1997 mori çmimin e dytë në konkursin kombëtar të pianos EPTA
(2000) çmimi i parë në konkursin kombëtar të pianos EPTA
(2002) çmimi i dytë në konkursin kombëtar të pianos EPTA
(2003) çmimi për interpretimin më të mirë S. Mushi në konkursin kombëtar të pianos EPTA
(2004) çmimi i tretë në konkursin kombëtar të pianos EPTA (2004) çmimi i tretë në konkursin e Ohrit Maqedoni.
(2005) çmimi i parë dhe çmimi "Sonata klasike" në konkursin kombëtar të pianos EPTA
(2005) çmimi i parë në garat në KOSOVË. Aktualisht është bashkëpunëtore e jashtme në Akademinë e Arteve dhe Profesore në shkollën jopublike 9-12 vjeçare “TALENTI”.

Eneda Shqiopa - Drejtuese e institucionit

Studimet Bachelor i kam kryer me degën e Ciklit të Ulët, profili Mësues i Ciklit të Ulët, ndërsa Master në titullin Master Shkencor, në degën “Menaxhimi dhe Mbikëqyrja e institucioneve arsimore.
Me 13 vite përvojë pune në fushën e arsimit.

Pjesmarres ne kursin: “TE GJITHE LUAN NE SHQIPERI” per trajnimin mbi integrimin e femijeve me paafte te ndryshme, mbajtur ne Durres, 22-24 Prill 2010.
Pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme në fushën e edukimit në module:
– Dizajni i mësimit për të gjithë, metodat e mësimdhënies dhe stilet e të mësuarit
– Drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar
– Udhëheqja dhe menaxhimi i cilësisë në arsim
– Pedagogji e veçantë për fëmijët me shqetësime të veçanta në zhvillim
– Hartimi i testeve dhe minitesteve
– Mendoni përtej gjuhës
Trajnime të ndryshme në gjuhë të huaja anglisht, italisht

Titulli mësues i kualifikuar në vitin shkollor 2016-2017
Janar 2010 mësues i arsimit fillor në shkollën jopublike “Pavaresia” Durrës.
Nëntor 2010 Mësues i arsimit fillor në shkollën jopublike “Talenti”.
Aktualisht vazhdoj punën me shkollën jopublike “Talenti” në drejtim të institucionit.

Stafi i shkollës fillore dhe të mesme

Stafi i shkollës fillore dhe të mesme në shkollën Talenti përbëhet nga një grup profesionistësh të cilët kanë përfunduar studimet në profilet të cilat përkasin me shkollën tonë, dhe gjithashtu janë pjesë e kuadrove të cilat kanë një përvoj të madhe në punën me fëmijë të moshave dhe cikleve të ndryshme. 

 

Sikurse nga vetë iniciativa apo edhe me përkrahjen e shkollës sonë, stafi ka arritur që të ndjek disa trajnime të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e tyre profesional. 

Zhvillimi i tyre profesional, ndikon edhe në zhvillimin e punës në nivel të lartë kundrejt punës me fëmijët tuaj. 

 

Siguria e fëmijëve, kënaqësia në ambientet e shkollës, arritjet e larta në zhvillimin e karakterit të fëmijëve dhe përkrahja e vazhdueshme, janë vetëm disa nga pikat tona kyçe me të cilat ne jemi duke udhëhequr si staf i shkollës Talenti.