Fëmijët ndjekin mësimet tek ne që nga cikli parashkollor. Mësimet ofrohen përmes aktiviteteve të ndryshme që fëmijët tuaj të ndjehen të lumtur në hapësirat e shkollës sonë.
Cikli i klasava 1 deri në klasën e 9, gjithashtu ka një program të larmishëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies tek të gjithë nxënësit tanë të cilët përgatiten të fillojnë shkollën e mesme.
Programi i shkollës së mesme është programi i duhur që fëmijët tuaj të kenë të garantuar pranimin në studimet e larta. Teste logjike, aktivitete të shumta atraktive, shkenca, muzika etj janë vetëm disa nga lëndët që nxënësit tanë kanë shkëlqyer ndër vite në gara të ndryshme.
Nxënësit e shkollës Talenti kanë mundësinë që të mësojnë edhe instrumentet muzikore si pjesë e kurrikulës sonë. Ata poashtu përgatiten për gara muzikore, koncerte private apo edhe pjesëmarrje në koncerte më madhore dhe festivale vendore.
Përveç aktiviteteve të shumta në shkollë, tani ofrojmë edhe kurset e vallëzimit në shkollën tonë. Nxënësit mund të fitojnë njohur vallëzimi, por njëkohësisht ky është edhe një aktivitet që i bën ata të ndjehen më mirë dhe të jenë më produktiv edhe në lëndë tjera.
Kurset e gjuhëve të huaja, në veçanti kurset e gjuhës angleze janë disa nga programet që ne ofrojmë për të ndihmuar nxënësit tanë të jenë më në hap me kohën dhe që të tregojnë rezultate sa më të mira si në shkollë edhe jashtë saj. Komunikimi bëhet në mënyrë aq sa profesionale edhe në mënyrë të këndshme dhe të pranueshme për fëmijët.